Vitet kalojnë, por Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë e bukur dhe në formë të mrekullueshme

Ish-missi dhe modelja e njohur, Agnesa Vuthaj po vazhdon ta ruajë epitetin si një nga femrat më të bukura shqiptare.

Bukuroshja brune vazhdimisht poston në rrjete sociale imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, të cilat marrin vëmendje të jashtëzakonshme, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi ajo ka publikuar disa imazhe nga seti i ri fotografik, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq, mjaft transparent, duke vënë në pah kështu format perfekte trupore dhe bukurinë rrezatuese, të shumta ishin edhe komentet pozitive e komplimentet nga miq e fansat e modeles.

Përndryshe, Agnesa përveç modelingut është e angazhuar edhe në biznesin e saj, që është mjaft i suksesshëm. /Kosovarja/