Vitia: Do ta trajtojmë me prioritet listën me barna dhe material të nevojshëm për trajtimin e pacientëve në Deçan

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se do t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Deçanit, të cilët janë helmuar.

Ai tha se dy rastet e vd.ekjes në këtë Komunë nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale.

Vitia në një konferencë për medie, gjatë vizitës në Deçan, tha se është përpiluar një listë e barnave esenciale dhe pajisjeve tjera të nevojshme të cilën Ministria e Shëndetësisë (MSH) do ta trajtojë me prioritet.

“Raportet e para kanë qenë shqetësuese, por ka qenë fat i madh që të gjithë pacientët, pas marrjes së trajtimit janë kthyer pa probleme në shtëpitë e tyre dhe pa asnjë rast fa.tal deri më tani”, tha Vitia.

Ai foli edhe për dy rastet e vd.ekjes në këtë komunë, për të cilat dyshohej se ishin pasojë e helmimit.

“Dy rastet e vd.ekjes nuk kanë të bëjnë fare për me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

Ai theksoi se lista me pajisje të nevojshme e cila është përpiluar nga Drejtoria e Shëndetësisë së Deçanit dhe drejtoria e QKMF-së

“Tani sa folëm me Drejtorin e QKMF-së dhe Drejtorin e Shëndetësisë së Deçanit, kanë përpiluar një listë që Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me prioritet, jo vetëm për kërkesën për barnat e listës esenciale, por edhe për pajisje të tjera që kanë nevojë komuna”, tha Vitia.

As pas ditës së tretë, prej kur në këtë Qendër ka pasur fluks të madh qytetarësh që kanë nevojë për trajtim, kjo Qendër nuk është furnizuar me asnjë material shtesë e as me barna shtesë nga lista esenciale, të cilat edhe ashtu vazhdimisht mungojnë.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka thënë për Telegrafin se nuk ka pasur as interesim për të ditur gjendjen e pacientëve.

“Lista esenciale e barnave më mirë mos me qenë fare.

Ne çdo herë kemi bërë porosi konform kërkesave tona, e deri më tani çdoherë jemi furnizuar me më pak se 40% të kërkesave.

Tani në listën esenciale të barnave pothuajse nuk ka asnjë gjë që duhen pacientëve”, u shpreh ai. /Telegrafi/