Vitia kërkon nga Kurti të shpallet gjendja emergjente pas katër rasteve të reja me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se në rezultatet e testimeve të fundit, u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 në Kosovë.

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës.

Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

Vitia ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

“Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate.

Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit.

Reduktoni daljet veç në raste emergjente”, ka deklaruar Vitia.

Ndërkaq, sot, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim për përfaqësues të biznesit.

Hoti pas takimit ka paraqitur nëntë masat që pritet të votohen në mbledhjen e qeverisë.

Lista e plotë e masave

E para është, lehtësimi i transportit të mallrave që vijnë në drejtim të Kosovës.

Masa e dytë është inventarizimi i të gjitha rezervave të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitja e një plani të këtyre rezervave për tre muajt e ardhshëm.

Si masë e tretë është mbështetja e bizneseve të rëndësisë strategjike.

E katërta është shtyrja e afatit për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve edhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.

E pesta është që Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat komerciale të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën, duke përfshirë në veçanti prolongimi i detyrimeve kreditore të tyre deri më datë 30 prill 2020 dhe të rishqyrtojnë riprogramimin e tyre.

E gjashta, ndërmarrje publike duhet të ofrojnë furnizimin me ujë dhe ngrohje të rregullt.

E shtata është që KEK, KEDS dhe KOSTT duhet të ofrojnë furnizim të rregullt me energji.

E teta, ndërmarrje që ofrojnë shërbime të telefonisë fikse dhe të internetit, të sigurojnë funksionim të rregullt dhe informim të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimi nuk duhet të ndalet deri më 30 prill edhe në rast se shërbimet nuk janë kryer deri më këtë datë.

E nënta, shtyhet deri më 30 prill të gjitha pagesat e shërbimeve publike, si uji, energjia elektrike, ngrohje dhe mbeturina. /Telegrafi/

Të nderuar qytetarë,Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me…

Gepostet von Arben Vitia am Sonntag, 15. März 2020