Vitia: Nga e hëna, lëvizja do të lejohet dy herë në ditë nga 90 minuta

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me 4 maj do të nisë zbutja e masave të pandemisë në Kosovë.

Ai ka thënë se në fazën e parë, parashihet që qytetarët të mund të dalin nga ajo datë dy herë nga 90 minuta në ditë.

“Faza e parë do të jenë masa ku nuk do të mund të lëvizim më shumë. Nga e hëna, parashihet që qytetarët të jenë të lirë të lëvizin dy herë në ditë nga 90 minuta’’, ka thënë Vitia në Rubikon.

Zbutja e masave pritet të bëhet e ditur më 30 prill.