Ramush Haradinaj ka bërë disa deklarata interesante dhe jo shumë të besueshme.

Ai thotë se vizat mund të hiqen shumë shpejt.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se vizat mund të hiqen edhe para se të formohet qeveria.

Gjithashtu ai tha se Franca nuk është kundër liberalizimit të tyre.

“Vizat mund të hiqen para krijimit të qeverisë së re, megjithatë Franca nuk është kundër liberalizimit të vizave”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se është i bindur se Franca nuk do ta bllokojë liberalizimin e vizave dhe se është i sigurt që në dhjetor vizat do të liberalizohen.

“Mos prisni që shtetet e Evropës të deklarohen për hapje të kufijve për emigrantë.

Franca nuk do ta bllokojë liberalizimin e vizave dhe unë jam i bindur se para festave, saktësisht në dhjetor, ne do t’i marrim vizat”, ka thënë Haradinaj.