Vizita në Bruksel nisi mirë, Kurti ua tregoi rrugën!

Borrelli dhe Lajçaku ndajnë një agjendë imponimi për Kosovën, duke vendosur data të caktuara për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Kosovarja”.

Deri më tani BE-ja ka imponuar agjendën e bisedimeve për Kosovën dhe kjo praktikë duket se ka ndryshuar me Kurtin, i cili refuzoi takimin me Vuçiçin, sipas datës së Borrellit dhe Lajçakut, dy personalitete politike nga shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta ketë agjendën e vet ndaj Serbisë në Bruksel.

Ai duhet të jetë i përgatitur për dialog dhe, fillimisht, dialogun Kurti duhet filluar me numrin e marrëveshjeve të arritura.

Dhe, për secilën marrëveshje të flitet sa është zbatuar…

Sepse, duhet një dialog analitik rreth zbatueshmërisë së çdo marrëveshjeve dhe të mos shkohet në agjenda të reja, pa u parë sa janë zbatuar ato…

Serbia ka ecur para në dialog me BE-në, edhe pse nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje plotësisht, e Kosova nuk e ka fituar as heqjen e vizave, edhe pse është votuar dy herë në Parlamentin Evropian pro liberalizimit, ku është vlerësuar se Kosova i ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave.

Megjithatë, disa shtete po bëjnë presion ndaj Kosovës, që, duke “u j.oshur pas heqjes së vizave”, të bëjnë lëshime ndaj kërkesave të Serbisë në Bruksel!

Kurti ka shumë kundërshtarë brenda BE-së që e favorizojnë Serbinë në rrugën e përfitimit nga dialogu me Kosovën, e që shumë shtete “e gj.uajnë gurin dhe e fshehin dorën”!

Andaj, Kurti nuk duhet të bie në grackën e tyre, e as Serbisë nuk duhet t’i mundësohet formimi i asociacionit kulturor pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Sepse, Kurti e di mirë se nuk shkohet në Bruksel për dialog me Serbinë vetëm për “normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”, siç po thuhet në Bruksel.

Kështu, Kurti ka mundësi t’ua imponojë agjendën e njohjes reciproke me Serbinë, për t’u lejuar asociacion kulturor serbëve të Kosovës. Safet Krivaça /Kosovarja