Persona të panjohura kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku dyshohet të kenë vjedhur gjësene send e me vlerë.
Sinjali raporton se cak i hajnave të dyshuar ishte shtëpia e familjes së Majlinda Zekës, modeles së njohur kosovare, e cila është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.
Sipas mediumit, Zeka ka deklaruar në polici se hajnat ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro. Kjo ngjarje e ndodhur natën e kaluar ka shkaktuar jo vetëm një tronditje për familjen Zeka, por ka ngritur edhe shqetësime mbi sigurinë në këtë zonë të Prishtinës.
Hajdutët, të cilët ende mbeten të paidentifikuar, kanë thyer dyert dhe dritaret për të hyrë në shtëpi, duke treguar një plan të kujdesshëm dhe një njohuri të mirë për vendndodhjen e pronave më të vlefshme. Ekspertët për siguri sugjerojnë se ky rast mund të ketë lidhje me grupe të organizuara kriminale që operojnë në rajon.
Pas denoncimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Policia ka filluar një hetim të thelluar për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar se kush qëndron pas këtij. Autoritetet janë angazhuar për të siguruar dokumentacionin dhe prova të nevojshme që do të ndihmojnë në identifikimin e hajdutëve.