Web Analytics

“Vjehrra më ka rrahur e tash nuk po më lë të hyj në shtëpi”, gruaja e denoncon në Polici vjehrrën e saj

Një grua nga Lipjani ka denoncuar në Polici nënën e bashkëshortit të saj.

Sipas saj, vjehrra e ka rrahur ditë më parë dhe tani nuk po lejon të futet në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Nga rubrika