Vjen edhe reagimi i Isa Mustafës ndaj zhvillimeve ‘dramatike’ të ditës së djeshme: “Keni dëshiruar, shikoni”

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në mbledhjen e qeverisë procedoi tutje për në Kuvendin e Kosovës shqyrtimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Megjithatë, në seancën e thirrur në orën 21:30, nuk kaloi propozimi i VV-së që shqyrtimi i tij të bëhet me procedurë të përshpejtuar pasi nuk mori 2/3 e të pranishmëve në Kuvend si pasojë e votimit kundër nga opozita.

Lidhur me këtë zhvillim, ish-kryeministri ka folur Isa Mustafa i cili i tha Expressit se nuk është befasuar ngase populistët që kanë fituar zgjedhjet.

“Unë nuk shoh asgjë të re dhe befasuese nga popullistët, që i fituan zgjedhjet.

Popullizmi dhe vota populliste prodhon sjellje te tilla, të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.

Kësaj situate i thonë : “Keni dëshiruar, shikoni”, tha ish-kryetari i LDK-së të shtunën.

Ai u shpreh i bindur se Kosova do të dëmtohet nga praktikat dhe mentalitetet e tilla.

“Për fatin tonë të keq, vendi do të dëmtohet nga praktikat dhe mentalitetet e tilla.

Jam shumë i bindur”, tha ish-kryetari i Prishtinës.

Kërkesat që kryeminsitri Kurti të tërhiqet nga shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Kundër vendimit për shqyrtim të Ligjit për Zgjedhje kanë dalur opozita dhe shoqëria civile të cilët e kanë kritikuar kryeministrin Kurti pasi sipas tyre, ngutia për ta proceduar ligjin pa konsultime përmbajtësore me opozitën dhe shoqërinë civile është i gabuar dhe kanë kërkuar nga ai që të të.rhiqet./Blic/