Web Analytics
BallinaLAJMEVjeshta nis këtë javë me temperatura të ulta dhe reshje shiu

Vjeshta nis këtë javë me temperatura të ulta dhe reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur kjo javë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius. Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.

Ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

Të kujtojmë se në këtë javë, konkretisht me datën 23 shtator në orën 02 : 04 min hyjmë në stinën e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 min dhe netët të zgjaten për 1 min. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit