Vjosa Osmani: Dua faleminderit që po iu bashkohesh thirrjeve tona kolektive për liberalizimin e vizave

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa mbrëmë (e enjte) ka perforumar në Prishtinë në kuadër të “Sunny Hill Festival” që nisi dje dhe do të zgjas deri të dielën (7 gusht).

Krahas një performance elektrizuese, Dua mbajti edhe një konferencë për media ku përvec se tha që ndihet e lumtur për rikthimin në shtëpië ajo foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë, duke u shprehur se shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërkohë, edhe në festival ditën e djeshme u nis fushata me moton “SETMEFREE” (Më lër të lirë) që bënte thirrje pikërisht për liberalizimin e viazve për shtetasit e Kosovës.

Për këtë iniciativë, sot (e premte) presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar artisten shqiptare përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Faleminderit Dua Lipa që po i bashkohesh thirrjeve tona kolektive për t’i dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave të vonuar prej kohësh”, ka shkruar Osmani.

Këtë postim të Osmanit e ka rishpërndarë edhe vetë krijuesja e hitit “Levitating” në llogarinë e saj në Instagram./telegrafi