Vjosa Osmani ia thotë këngës bashkë me të bijat

Tani kur e gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë Covid-19 dhe kur spektri politik në Kosovë mbetet i përçarë rreth përpjekjeve për ta formuar një Qeveri të re apo për ta mbajtur këtë Qeveri në detyrë derisa të krijohen kushtet për të shkuar në zgjedhje, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duket se po e menaxhon mjaft mirë këtë kohë.

Ajo në llogarinë e saj në Twitter e ka publikuar një video ku shihet dhe dëgjohet duke kënduar së bashku me dy vajzat e saja.

Në gjuhën angleze ajo është shprehur se vajzat e saj janë motivimi i saj i përditshëm.

“Vajzat e mia janë motivimi im i përditshëm dhe më bëjnë të besoj se një nënë e binjakëve mund të bëjë çfarëdo.

Përmes zërit të Miriam Canit dhe Alban Skenderat kemi kënduar ‘Ti je Dhurata’ për të gjithë fëmijët të cilët janë duke frymëzuar prindërit e tyre të jenë të guximshëm dhe të mos heqin dorë kurrë”.

Vjosa

Vjosa Osmani dhe bukuroshet e saj 😍😍

Gepostet von Albanians am Samstag, 2. Mai 2020