Vjosa Osmani kalon numrin e votave të Albin Kurtit nga viti 2019, ja sa vota mori

U.D e presidentes dhe numri dy i koalicionit Lista Guxo-VV, Vjosa Osmani, ka thyer shumë rekorde në garën e 14 shkurtit.

Siç thonë burime të “Jepi zë” brenda QNR, Vjosa Osmani ka kaluar edhe Albin Kurtin e zgjedhjeve të vitit 2019, i cili pati marrë 183 mijë vota.

Mësohet se në zgjedhjet e para dy ditëve, Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, duke u bërë njeriu më i votuar i Listës.

Sipas informacioneve të deritashme, ajo ka lënë prapa edhe Glauk Konjufcën, që ndonëse u mendua njeriu i dytë në VV me largimin e Kurtit nga gara, ka mbetur pak vota prapa.

Shifrat akoma nuk janë konfirmuar, mirëpo dihet se 200 mijë është kaluar pa u llogaritur votat e diasporës, të cilat mund ta ngrisin akoma këtë shifër.

Ndërkohë, pas Osmanit dhe Konjufcës, në listën e VV-së kanë marrë vota shumë edhe Vasfije Krasniqi dhe Arben Vitia, mirëpo shifrat akoma nuk janë konfirmuar./Kosovarja