Vjosa Osmani reagon ndaj video-mesazheve të Albin Kurtit

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë sot se veprimet e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, me postimin e video-mesazheve, nuk janë qasje e mirë për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes, një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, së shpejti do t’i mbledhin organet e LDK-së dhe nuk e di se cili do të ishte vendimi final se a do ta votojnë një Qeveri të pakicës nga ana e VV-së.

Ajo ka shtuar se nuk është e vërtetë që në takime është diskutuar për ndarje të bordeve.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, sërish i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me një video-mesazh pasi, duke kërkuar nga ky i fundit që të ulen sërish për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kurse president, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kurti do të ketë 15 ditë afat për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.