Vjosa Osmani tregon arsyet pse nuk kandidoi vetëm në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidatja për Presidente dhe bartësja e Listës “Guxo”, Vjosa Osmani, ka treguar arsyet kryesore pse është bashkuar për të garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani ka thënë se arsyeja e parë është vullneti qytetar ndërsa arsyeja e dytë është për çështje procedurale, pasi “Iniciativa” të cilën ajo përfaqëson ka pak kohë që është formuar dhe nuk kishte mundësi për regjistrim.

“Arsyeja e parë ka të bëjë edhe me momentumin politik në të cilin është Republika e Kosovës, duke iu referuar edhe zgjedhjeve të 6 tetorit ku është kërkuar fryma për ndryshim.

Arsyeja e parë dhe themelore është vullneti qytetar ndërsa arsyeja e dytë është procedurale.”

Tutje Osmani ka deklaruar se pas zgjedhjeve “Iniciativa” që ajo përfaqëson do të fuqizohet edhe më tej./Blic