5 C
Kosovo
E premte, Dhjetor 13, 2019
Ballina Vjosa Osmani: Vet populli vendosi për këtë koalicion

Vjosa Osmani: Vet populli vendosi për këtë koalicion

Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin Opinion tregoi se grupet punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së duket se kanë normalizuar programet e dy partive politike që janë ideologjikisht të kundërta.

Sipas Osmanit është populli i Kosovës, i cili kërkoi që opozita të qeveriste.

“Zëri i qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte për një ndryshim duke sjellur opozitën në pushtet. Vërtet kemi dallime por kemi vendosur ti tejkalojmë.

Kur ka vendosmëri natyrisht që një gjë e tillë arrihet.

Në radhë të parë vjen vullneti i qytetarëve për këtë ndryshim që vjen përmes bashkimit të opozitës së djeshme.

Të dy partitë duhet të ulen dhe të normalizojnë programin në radhë të parë.

Ne tani po e dëshmojmë këtë, grupet tona që janë ulur të punojnë kanë harmonizuar gati 90 përqind të programeve tona.

Përkundër faktit që jemi me ideologji të ndryshme, problemet e Kosovës janë të njëjtat.

Kjo na ka sjellur një mundësi që të arrijmë një marrëveshje”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk bënë koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, ajo tha:

Ne nuk e pamë të nevojshme për shumë arsye për shkak se koha ishte jashtëzakonisht e shkurtër nga momenti i nominimit tim.

Po flasim për dy parti që ideologjikisht janë të ndryshme.

608,855FansLike
29,781FollowersFollow
1,052FollowersFollow

TË FUNDIT

Fitoi 700.000 dollarë pasi zgjidhi këtë ekuacionin 379 vite të pazgjidhshëm

Mendoni se të jesh profesor matematike nuk të jep përfitime të mëdha monetare? Andrew Wiles dëshmon të kundërtën. Ai ka fituar plot 700 mijë dollarë pasi...
web
analytics