Vllasi: Vetëvendosje duhet të bëjë koalicon me PDK-në ose AAK-në për këtë arsye

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, thotë se Kosovës i duhet një qeveri stabile me një shumicë shqiptare në Kuvend.

Sipas tij, Kurti duhet të bëjë një koalicon me PDK-në ose AAK-në.

“Kosovës i duhet një Qeveri stabile me një shumicë shqiptare në Parlament dhe me komunitetet pakicë si përcakton Kushtetuta.

Kjo do të thotë se VV-ja duhet të bëjë koalicion me PDK-në ose AAK-në”, ka thënë Vllasi për IndeksOnline.

Vllasi përmend disa nga proceset, për të cilat thote se do të jenë sfi.duese për për Qeverinë e re.

Rimëkëmbja ekonomike dhe hapja e perspektivave të zhvillimit ekonomik, pastaj lu.fta kundër korupsionit , sundimi i ligjit dhe punësimi i të rinjëve duhet të jenë prioritet”, ka theksuar ai.

Sipas tij, asnjë Qeveri nuk do të mund t’i realizojë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

Edhe pse do të donte, ama asnjë Qeveri nuk mund t’i realizojë të gjitha premtimet nga fushata zgjedhore.

Por është me rëndësi që të shohim një përkushtim të plotë, sinqeritet, organizim të mirë dhe mobilizim të gjitha potencialeve disponise për të ecë përpara, kjo vlersohet dhe ndryshimet do të ndodhin”, ka shtuar ai.

Vllasi thotë se rezultati i votimeve është sinjal që pritjet nga subjekti fitues janë të mëdha. /IndeksOnline/