E diel, 22 Qershor, 2025
10.1 C
Pristina

Vuçiç ndez rivalitetin: Shqipëri-Serbi në prag të një ndeshjeje historike

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një fjalim të mbajtur në qytetin e tij të lindjes, Nish, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndezi atmosferën përpara një prej përballjeve më të tensionuara të futbollit ballkanik. Në prani të mijëra simpatizantëve, ai iu drejtua publikisht trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, i pranishëm në miting, me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në qershor do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur!”

Serbia and Albania move on from

Kjo thirrje, e bërë nga një podium politik dhe në një klimë të ndezur kombëtare, ka rizgjuar menjëherë kujtimet e antagonizmit historik mes dy kombeve, një rivalitet që e tejkalon futbollin dhe mbart pas vetes plagë politike, kulturore e identitare, me Kosovën, zemrën e shqiptarisë, si “mollë sherri”.

Drone with flag results in fracas at Albania-Serbia game - The Boston Globe

Në radhët e para të mitingut, Stojkoviç reagoi me një buzëqeshje të përmbajtur dhe përtypte çamçakëz, ndërsa kamerat e fokusonin, por mesazhi ishte i qartë: kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por moment për revansh, supremaci.

Ironikisht, kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Vuçiç mori pjesë në samitin e Tiranës, ulur në një tryezë me liderët e Bashkimit Europian dhe mikpritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Një kontrast i fortë mes diplomacisë formale dhe nacionalizmit të hapur, që simbolizon tensionin e vazhdueshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Serbia-Albania match abandoned following drone stunt, brawl | Reuters

Takimi i 14 tetor 2016 mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të shoqërohet jo vetëm me intensitet sportiv, por edhe me tensione jashtë fushës. Në një duel ku topi është vetëm një pjesë e betejës, emocionet, historia dhe krenaria kombëtare janë po aq të rëndësishme sa rezultati në tabelë. Kjo ndeshje do të shërbejë si një arenë për të shfaqur pasionin dhe ambiciet e dy popujve të ngjashëm, por me një histori që i ndan me të kaluarën e errët.

Serbia, Albania Soccer Game Abandoned After Drone Incident

Sigurisht, ajo që ndodhi në Beograd më 4 tetor 2014, në ndeshjen e ndërprerë në fund të pjesës së parë për shkak të fluturimit të dronit mbi stadium dhe dhunës që pasoi, mbetet një kapitull i dhimbshëm në historinë e këtij rivaliteti. Beteja ligjore që pasoi në CAS, ku kuqezinjtë tanë fituan 3 pikë të çmuara, vendimtare për kualifikim në finalet e “Euro 2016”, është ende një “gjemb në mish” për serbët, të cilët do të kërkojnë shpagim në këto kualifikuese të Botërorit 2026, teksa shorti na ka vendosur në një grup të njëjtë.

Me ndjenjat dhe emocionet që e shoqërojnë, kjo ndeshje do të jetë më shumë se një sfidë sportive; ajo do të jetë një shteg për të rindërtuar apo thelluar divisionet mes dy kombeve, duke sjellë në fokus nevojën për një qasje më të qëndrueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Përveç përballjes sportive, rivaliteti shqiptar-serb është një lavazhe më e gjerë e çështjeve që përfëshin folklorin, kulturën dhe identitetin, duke e bërë këtë ndeshje jo vetëm një ngjarje sportive, por një reflektim të historisë dhe të ardhmes së dy kombeve dhe të gjithë Ballkanit.

PROMO

Nga Rubrika