“Vuçiq i dha leksion të mirë Kurtit”, thotë Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se “sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është shqetësuese”.

Gjë që siç tha ai mund të shihet nga përfaqësuesit e BE-së që morën pjesë në dialog.

Petkoviq tha për Tanjug se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dha një leksion të mirë Kurtit gjatë takimit të djeshëm në Bruksel, të cilin, siç tha ai, të tjerët duhet ta kishin dhënë shumë më herët, transmeton Klankosova.tv.