Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: Harrojeni atë film, bile mos shpenzoni karburant

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha që në Uashington shkojnë për marrëveshje finale.

Por kësaj i është përgjigjur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për median serbe Pink, Vuçiq i ka thënë Haradinajt që nëse e kanë këtë qëllim për takimin në Uashington më mirë mos të nisen e të kursejnë karburant.

“Nëse Haradinaj thotë që po nisen për marrëveshje finale, le të kthehen menjëherë e mos të shpenzojnë kerosinë e karburant.

Ne po shkojmë të flasim në Uashington.

Skenari që ata marrin gjithëçka e ne asgjë, le ta harrojnë.

Për aq sa kam vetëdije dhe që mendojë me mend, ata do ta harrojnë atë film”.