Vuçiq: Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se, ai aksion ishte provokim i rëndë për serbët në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën.

Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë.

Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë.

Do të mbrojmë popullin tonë,

Si?

Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, ka thënë Vuçiq.