Derisa Mauro Icardi pret të zhvillojë ndeshje të rëndësishme për kreun e tabelës në kampionatin francez, gruaja e tij i ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale

Wanda Nara i ka publikuar disa fotografi, përmes të cilave ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e faqeve rozë.

Biondja e famshme në futbollin italian ka realizuar një set të ri fotografik për një revistë, ndërsa fotot e saja nuk e lënë askënd të qetë.

Ajo shfaqet pa rroba në pjesën e sipërme, ndërkohë që me njërën dorë e ka mbuluar gjoksin për të mos u ekspozuar e tëra.

Në njërën prej pozave, ajo është pa rroba e tëra, ndërsa ka vetëm një çantë në pjesën e poshtme që ia mbulon modestinë.

Fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Wanda numëron mbi 2.6 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ndërsa pos që është gruaja e Icardit, ajo është edhe menaxhere e sulmuesit argjentinas.

Napoli dhe Interi sonte (e shtunë) nga ora 20:45 zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme për kreun e tabelës së Serie A.