Wuhan teston vaksinën ndaj koronavirusit, rezulton efektive

Duket se shpresat për krijimin e një vaksine ndaj koronavirusit janë të afërta, pasi provat e para të bëra kanë dhënë rezultate pozitive.

Mjekja kineze Chen Wei, e cila qëndron pas kësaj vaksine e ka provuar e para në trupin e saj me 3 mars duke e injektuar në krahun e majtë dhe më pas e ka bërë dhe ekipi me të cilin punoi për vaksinën.

Më pas ajo dhe ekipi u zhvendosën për kërkime shkencore në qendrën e shpërthimit të epidemisë së Covid 19, në Wuhan ku punoi për 1 muaj dhe nuk u infektua asnjë prej tyre.

Gjithashtu testimet e vaksinës janë bërë edhe te një person i infektuar dhe ka dhënë rezultate pozitive.

Vaksina është mbështetur nga Akademia e Shkencave Ushtarake dhe është regjistruar për t’u përdoru te popullsia në Kinë kundër koronavirusit.

Nëse vaksina jep rezultate pozitive në pjesën e madhe të popullsisë së infektuar, atëherë zbulimi mund të ndryshojë historinë e botës.

Fillimet e eksperimentit kanë dhënë rezultate pozitive duke na dhënë shpresa së koronavirusit mund t’i jetë gjetur dhe ‘arma’ që do e largojë përfundimisht nga trupi njerëzor.