Xavi Hernández nuk do të marrë drejtimin e Barcelonës, të paktën jo pa përfunduar sezoni.
Ky është përfundimi i arritur pas takimeve të njëpasnjëshme mes përfaqësuesve “blaugrana”, Grascar Grau dhe Eric Abidal, me 39-vjeçarin, aktualisht trajner i Al Sadd, në Doha (Katar).
Siç ka konfirmuar “El Mundo Deportivo” nga burime pranë kupolës drejtuese të Barcelonës, nuk është koha që Xavi të bëhet trajner i katalanëve.
Mes shumë arsyesh është edhe kontrata që ka me klubin e tij aktual, të cilën dëshiron ta përmbushë.
🚨XAVI ha dicho NO al BARÇA de momento. La directiva lo va a seguir intentando durante todo el día.
➡️INFORMACIÓN de @jotajordi13. Muy atentos esta noche a @elchiringuitotv para enterarte de la #ÚLTIMAHORA. pic.twitter.com/F3gHyQUOFQ
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 12, 2020
Edhe gazetari i ‘El Chirignuito’, Jota Jordi, ka konfirmuar se “Xavi i ka thënë jo Barcelonës për momentin”, por që “drejtuesit e klubit do të vazhdojnë ta bindin gjatë gjithë ditës”. /Gazeta Express/