Xhaka shënon gol nga një pozitë jo e lehtë

Arsenali në pjesën e parë ka arritur të shënojë dy herë, në ndeshje ndaj Norwich në pjesën e parë.

Golin e dytë për “Topçinjtë” e ka shënuar Granit Xhaka nga një kënd i vështirë pas një asistimi të Pierrie Emerick Aubameyang.

Ylli shqiptar gjuajti përtokë, ku topi shkoi nën këmbët e portierit Tim Krul.

Golin e parë e kishte shënuar pikërisht Aubameyang.

Arsenali po tregon formë të mirë në këtë ndeshje dhe fitorja duket se do të vijë lehtë. /Telegrafi/