Xhamajka sqaron më në fund çështjen e njohjes së Kosovës

Kosovo and Jamaica flags together textile cloth, fabric texture

Xhamajka nuk ka marrë kurrfarë vendimi rreth njohjes së Kosovës si shtet të pavarur.

Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës, në një përgjigje për IndeksOnline, në natën e së shtunës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në një komunikatë, që Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ’së së Xhamajkës, ia ka dërguar IndeksOnline.

“Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”, thekson komunikata.