‘Xhansu’ në krahët e aktorit të njohur turk?

Aktorja turke, Leyla Tanlar u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj tek seriali që theu rekorde shikueshmërie dhe në vendin tonë “Fate të kryqëzuara’.

Pas këtij seriali aktorja shumë e re në moshë por shumë e talentuar mori  pjesë në shumë seriale të tjera.

Megjithëse 22-vjeçarja është munduar ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj private, mediat turke ‘Snob Magazin’  sjell të reja nga aktorja.

Sipas kësaj faqe aktorja është parë në një restorant në Etiler e kapur për dore më aktorin e njohru turk  Genco Ozak  i cili ka lujatur në disa seriale në Turqi dhe është shumë i njohur atje.

Po ashtu sërish sipas kësaj faqe thuhej se aktorët kaluan shumë kohë bashkë ndërsa burimet tregojnë se ajo i ka thënë miqve të saj se është shumë e dashuruar.