Web Analytics

Xhensila i’a kthen me të njëjtën monedhë Besit, e thumbon në këngën e re: Mos më kërko…

Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për lansimin e projektit të saj më të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës.

“A ca po vjen, ca po vjen”, shkroi këngëtarja në postimin e saj në ‘InstaStory’.

Për më tepër, ajo që pikasi vëmendjen e të gjithëve ishte teksti i këngës së saj të re që dukej mjaft pikant.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti i këngës që do të sjellë Xhensila.

Disa mund të spekulojnë se me këto fjalë mund të ketë thumbuar Bes Kallakun, duke qenë se edhe per kengen e fundit te Besit flitet se ishte dedikim per Xhensilen.

Shiko videon:

Nga rubrika