Xhensila: “Më ka rritur vetëm mami mua, ka qenë për mua edhe nënë edhe baba”

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj e ka hapur zemrën si asnjëherë tjetër, duke rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë.

“Mami ka qenë për mua edhe nënë edhe baba”,

Prindërit e këngëtares janë ndarë para shumë vitesh dhe ajo është rritur pa të atin.

Sot Xhensila foli për herë të parë për të, duke treguar se pavarësisht të gjithave e do shumë.

Për të është e rëndësishme që të jenë të dy të lumtur.

“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba.

Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur.

Padyshim edhe babain e dua shumë”, tha Xhensila.