Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip KosovaXhuli thotë se babai i saj ishte në klasë me Azem Galicën,...

Xhuli thotë se babai i saj ishte në klasë me Azem Galicën, më pas e ndryshon deklaratën

Një debat që është hapur në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova nga Vedat Bajrami po vazhdon të diskutohet akoma. Kësaj radhe mes Mbresës, Xhulit dhe Stresit, ku konkretisht flitej për odat shqiptare.

Mbresa i tha modeles nga Drenica se humoristi nuk e pranonte se ato kanë qenë patriarkale. Gjatë kësaj bisede, Xhuli më pas i tha Mbresës së në oda kanë shkuar Azemi me Shotë Galicën.

“Babi në klasë e ka pasur burrin e Shotës, Azemin. Kështu që tregojnë pak për situatat si kanë rënë në betejë etj. Babai im është 64 vjeç, tregon për historinë e Shotës dhe Azemit që kanë luftuar, babi nuk ka qenë në klasë me të, nuk janë gjeneratë e njëjtë, por ka treguar ngjarje”, tha ajo.

“Babai i tregon se i di këto gjëra se me lagje nuk jemi larg njëra-tjetrës”, vazhdoi më tej modelja. Siç edhe shihet në video, deklarata e Xhulit u ndërrua vetëm pak sekonda më pas. Shiko videon:

Rrjetet Sociale

630,358FansaPëlqeje
28,211NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit