Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka zbuluar një sekret të vogël rreth jetës së saj të përditshme, jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Xhuli ka thënë se në rutinën e saj jashtë shtëpisë më të ndjekur të momentit “nuk vesh asnjëherë pizhame”, veç se ato i ka blerë apostafat për BBVK.
“Nuk kam pizhame hiç vetëm për këtu i kam blerë, unë gjithmonë flejë cullak”, ka thënë Xhuli pos tjerash. E njëjtë si Xhuli, duket të flejë edhe Stresi, i cili ka thënë “se nuk mban pizhame”. “Çka është lezet me fjet me tesha, më mirë me fjet cullak”, ka shtuar pos tjerash Xhuli.
Xhuli Nura është kthyer në një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova. Në rrugëtimin e saj drejt finales së madhe ajo shpesh herë bëri gafa me deklarata të ndryshme, por edhe u përfshi në shumë debate të forta me banorët e tjerë. Por, ndonëse kanë mbetur dy ditë deri në finale e 17 marsit, Xhuli po vazhdon të flas për rutinën e saj ditore dhe këtë e bëri edhe së fundmi.
Modelja nga Drenica në një diskutim me dy banorët e tjerë Stresin dhe Mbresën tha se preferon të flejë e zhveshur. Shumë rrallë më gjejnë në pizhame, së pari nuk kam pizhame hiç në shtëpi, hera e parë që kam blerë është kur kam ardhur këtu, unë gjithmonë fle zveshur, ku është lezeti me fjet me rroba, flejë zhveshur si të ka falur Zoti”, u shpreh Nura.