Yll Limani na prezanton me trungun familjar nga një dasëm shqiptare

Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar, këngëtari përtej muzikës, me postimet e tij ka qëndruar gjithmonë afër ndjekësve të tij, madje ai nuk ka ngurruar as edhe të ndajë foto e video qesharake nga përditshmëria e tij me familjarë.

Së fundi ai ka marrë pushim dhe është larguar për pak nga koncertet e tij për shijuar një dasëm nga fisi i tij, nga ata aty Ylli na ka njoftuar me familjarët e tij, përtej trungut të ngushtë.

Megjithatë edhe në këtë ceremoni familjare ai nuk ka mundur t’i shpëtojë dot muzikës, pasi ka kënduar në dasmë, baladat e tij janë shpesh këngët e dashurisë së çifteve shqiptare me të cilat zgjedhin të hapin dasmat e tyre.

Bashkëpunimi i tij i fundit me Noizyn “Alkool” duket se ka ecur mirë dhe po pëlqehet nga publiku./Lajmi.net/