Web Analytics
E hënë, 5 Qershor, 2023

Yll Limani publikon këngën e re “9”

Këngëtari Yll Limani prej ditësh kishte paralajmëruar për fansat ardhjen e projektit të tij më të ri muzikor.

Kënga me titull “9” është tashmë në duart e publikut, pasi këngëtari Limani e publikoi atë mbrëmjen e së shtunës.

Kënga është ritmike e zhanrit R&B dhe është punuar në muzikë nga Yll Limani dhe Fatjon Miftari.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur është kujdesur gjithashtu vet Ylli, në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.

“9” është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë me shumë ngjyra, në të cilin këngëtari vjen me një interpretim mjaft interesant të këngës së tij.

Videoja shoqëruese e këngës i është besuar regjisorit Valon Aziri. /Telegrafi/

Shiko Videon:

Të FUNDIT

Rrjetet Sociale

630,884FansaPëlqeje
28,141NdjekësitNdjek
999NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu