Ylli i Juventusit rezulton pozitiv me COVID

Mbrojtësi i Juventusit ,Alex Sandro ka rezultuar pozitivisht me COVID, ka konfirmuar klubi.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, u organizua një kontroll për lojtarin Alex Sandro, i cili zbuloi se ai është pozitiv me Covid-1.

Lojtari tashmë është vendosur në izolim.

“Klubi është në kontakt me Autoritetet Shëndetësore për të përcaktuar një zbatim efektiv të protokolleve të kërkuara për të lejuar trajnimin dhe veprimtaritë konkurruese të Ekipit” thuhet në  deklaratën zyrtare e Juventus.

Alex Sandro luajti 83 minuta në fitoren 4-1 të Juventusit kundër Udineses në Allianz Stadium të Dielën.