Web Analytics
BallinaSHOWBIZYlli i TikTokut Khaby Lame: Falem pesë herë në ditë, i di...

Ylli i TikTokut Khaby Lame: Falem pesë herë në ditë, i di vargjet e Kuranit

Ai tashmë për të gjithë njihet si fenomeni i TikTokut, bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Khaby Lane, i cili po ashtu është bërë një personazh shumë i dashur në rrjetet sociale.

Në një intervistë të re për mediat italiane, ai ka zbuluar shumë të pathëna në lidhje me jetën dhe karrierën e tij profesionale.

I njëjti ka zbuluar se paguhet deri në 750 mijë euro për një postim, ndërkohë që iu bashkua TikTokut në vitin 2020 pasi humbi punën si punëtor makinerie fabrike për shkak të pandemisë, mes shumë gjërash dhe dëshirën për t’u bërë një aktor i madh, Lame theksoi se i di edhe vargjet e Kuranit.

“Jam një budalla që luan FIFAn, një entuziast që shikon filma vizatimorë për të mësuar anglisht, një mysliman që nuk pi dhe nuk pi duhan, i njeh vargjet e Kuranit (të mësuara në Senegal) dhe falet pesë herë në ditë”, u shpreh artisti.

Khaby duhet theksuar që u bë zyrtarisht shtetas i Italisë muajin e kaluar.

“Jam shumë krenar, edhe më parë jam ndjerë italian, sepse kam jetuar gjithmonë këtu, ndjej një ndjenjë të madhe përgjegjësie për betimin që bëra Këto nuk janë vetëm fjalë”, tha ai. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit