Zanfina nuk ka frikë nga Koronavirusi, ja çfarë thotë për këtë “grip” ajo

Zanfina Ismaili ka dhënë reagimin dhe mendimin e saj kur ka pa se si kosovarët po kanë frikë nga koronavirusi, shkruan “InfoKosova”.

Shumë qytetarë të Kosovës, kanë filluar të blejnë gjësende ushqimore dhe higjienike për t’u “mbrojtur” nga koronavirusi.

E kjo gjë e ka shtyrë Zanfina Ismailin që të reagoj, sikurse një pjesë e madhe e qytetarëve që nuk po bëhen gati për këtë virus.

Zanfina në një fotografi ku shihen disa rafte në një market të zbrazura, shkruan: “S’po e kuptoj aq krejt kete panik!

Nese eshte shkru me vdek,kena me vdek edhe me na ra naj tulle ne kry pahiri!

Do te ndodh qysh e ka shkru Zoti e jo virusat. Kaq prej meje….”./InfoKosova/