Vëllai i Madh mendoi një tjetër lojë interesante dhe argëtuese për banorët e shtëpisë. Përmes një shorti me gogla, secili banor duhet të zgjidhte një emër, në mënyrë rastësore dhe emri i banorit që do t’i qëllonte në enën e qelqtë, duhet ta imitonin atë për 24 orë.
Sfida e imitimit nuk ishte e përcaktuar, që do të thotë, banorët kishin disa mundësi zgjedhjeje për të imituar njëri-tjetrin. Ata mund të imitonin një banor duke u lyer si ata, të visheshin si ata, të imitonin mënyrë e qëndrimit, etj.
Tre banorët që do e kryejnë më mirë këtë sfidë, do kenë mundësinë t’i kërkojnë diçka Vëllait të Madh. Pas leximit të zarfit, banorët përzgjodhën letrën me emrin përkatës. Ndersa Luizit i qelloi qe ta imitoj Elvis Pupen ku menjehere hyri ne rol duke e imituar mjaft bukur sjelljet e tij ne shtepi bashke me fjalet qe ai thote.
Por, keq nuk e kane lene as te tjeret, Luizin po e imiton banori i ri Lorenci i cili shume bukur po e imiton Luizin ne menyre mjaft te bukur duke i thene shume prej fjaleve qe Luizi zakonisht i perdor e kjo me siguri e ka bere me te lehte pasi e ka pa nga televizori dhe i ka kapur momentet e tij me te bukura.