Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip KosovaZbulohen disa befasi nga Alaudini që do të ndodhin në Big Brother...

Zbulohen disa befasi nga Alaudini që do të ndodhin në Big Brother VIP Kosova

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Prezantuesi i spektaklit të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti me një dozë të kufizuar, ka ndarë me ndjekësit disa detaje rreth Prime të nesërm, por edhe mbi fundjavën në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Hamiti ka thënë se Prime i nesërm do të jetë i mbushur me surpriza dhe emocione, derisa ka zbuluar se ish konkurrentët e këtij formati, tanimë të eliminuar, do të rikthehen në shtëpi gjatë kësaj të shtune.

“Nga e shtuna ish-banorët e Big Brother VIP Kosova do të kthehen në shtëpi. Derisa sa i përket Prime të nesërm, do të jetë një Prime me shumë surpriza dhe emocione. Por, disa persona do ta lënë shtëpinë”, ka thënë pos tjerash ai në një video të ndarë me percjellësit e tij ne Instagram. Shiko videon:

Rrjetet Sociale

630,681FansaPëlqeje
28,198NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit