Web Analytics
BallinaBig Brother Vip KosovaZbulohen emrat e parë, kush janë banorët e “Big Brother Vip Kosova”

Zbulohen emrat e parë, kush janë banorët e “Big Brother Vip Kosova”

Nis të hënën “Big Brother Vip Kosova”. Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-shoë, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie.

E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.

Por duket se kur mungojnë edhe pak ditë nga nisja e spektaklit, “Panorama Plus” ka zbuluar tashmë disa prej banorëve që do të garojnë për çmimin e madh.

Një nga emrat surprizë që do shkojë nga Tirana për këtë format është Vivien Thano.

Ndoshta jo shumë prej jush e mbani mend vajzën simpatike me kaçurrela që u bë pjesë e formatit “Love Story” dy vite më parë, në kërkim të dashurisë së Sajmirit.

Në këtë format ajo arriti deri në një farë pike, por nuk arriti të fitonte dashurinë e djaloshit të përzgjedhur, por fitoi simpatinë e publikut.

Pas kësaj pjesëmarrje, ajo nuk u shfaq më në publik, por në rrjetet sociale vijoi të kishte një audiencë të lartë.

Ndërkohë ajo bëhet pjesë e “Big Brother Vip Kosova” si një vajzë beqare dhe pse jo veç çmimit të madh në shtëpinë e famshme të kërkojë përsëri dashurinë.

Një tjetër emër është edhe Bekim Latifi, i njohur me emrin e artit MC Beka.

Mc Beka është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme të tij janë me Adelina Ismajlin, Besnik Çakën, Donika Gashin, Mihrije Brahën, Gilin me këngën Viza e cila u realizua ne vitin 1994.

Bekimi është një figurë e dashur në Kosovë e pritet që natyra e tij të shkaktojë mjaft situata. Reperi Getinjo është një tjetër personazh që mbrëmjen e së hënës do t’i bashkohet lojës. Vetë reperi reagoi në lidhje me lajmin duke ironizuar mediat.

Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruan reperi në Instastory. Por duket se kjo është vetëm një taktikë për të zhvendosur vëmendjen nga pjesëmarrja e tij në format.

Ndërkaq edhe aktorja Shota Baraliu i ka thënë “Po” ftesës për këtë format, duke u shndërruar një ndër banoret më me mbështetje në garë. Një emër i përfolur ishte edhe ai i Art Abazit.

Këngëtari pas shumë komenteve, ka reaguar duke dhënë përgjigje përfundimtare se a do të jetë pjesë e shtëpisë. Këngëtari me anë të një “InstaStory”, tregoi se ka pasur ftesë nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” dhe ai i “Big Brother VIP Albania” mirëpo i ka refuzuar.

“Produksionet e “BBV” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, po ashtu i kam falënderu për ftesën e tyre, mirëpo Art Abazi është i fokusum në studio”, ka shkruar ai.

E teksa emrat e më lartpërmendura janë konfirmuar tashmë si banorë, ka disa të tjerë që kanë zgjedhur t’i thojnë jo kësaj ftese.

Ndër ta ka qenë Teuta Krasniqi, aktore e njohur në Kosovë dhe njëherëzi ish-bashkëshortja e Bleros, Shpat Kasapi, Duda Balaj, Meriton Mjekiqi. “Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë me 5 Dhjetor.

Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, interesi i publikut për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë ka qenë i madh. Tashmë sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.

Së fundmi është konfirmuar lajmi se Elita Rudi do të jetë nën drejtimin e “Big Brother VIP Kosova Fan Club”, ku do të diskutohet çdo gjë rreth spektaklit të madh.

“Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova! Mos harroni, 5 DHJETOR – është data”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Ajo çka dimë deri më tani është se reality-shoë se do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi dhe do të komentohet nga opinonisiti i njohur Olti Curri dhe ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada.

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar pak javë më parë detaje nga roli i tij si moderator në këtë format kaq të pritur. Duke folur në një lidhje ‘Skype’ për “ABC e Mëngjesit”, moderatori tregoi se në fillim iu bë oferta për ta prezantuar i vetëm “BBVIP Kosova”.

Por më pas, bashkë me drejtuesit e televizionit vendosën që të merrnin dhe dikë tjetër dhe kështu zgjodhën Jonidën.

Sipas Alaudinit, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën.

Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”– tha ai. Kujtojmë se disa kohë më parë dhe Jonida ka folur mbi eksperiencën e re që e pret dhe momentin kur mori propozimin.

“Ftesën për të qenë pjesë e projektit si fillim e mora nga telefoni pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, u shpreh ajo.

Surprizat nga ky mega produksion i cili vjen për të parën herë në Kosovë do të vazhdojnë.Teksa Alaudini do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, Arbana do jetë në “Big Brother VIP” në Shqipëri në dhjetor.

Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”.

Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”. Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës.

Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit