Zbulohet e shkuara e Antonelës, ishte në lidhje me këngëtarin shqiptar

Konkurrentja e re në emisionin ”Për’puthen” Antonela Berisha ka tërhequr vëmendjen e publikut nga deklaratat e saj , por edhe nga veshjet e saj të shtrenjta.

Vajza që hyri në emision pak ditë më parë, është stiliste dhe ka origjinë nga Shkodra, por jeton në Milano të Italisë ku ushtron edhe profesionin e saj.

Ndërkohë, ditën e sotme janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me të kaluarën e jetës së saj.

Sipas JOQ ALBANIA, Antonela u bë fillimisht e “famshme” jo nga emisioni, por nga lidhja e saj me një këngëtar shqiptar në Gjermani./Express