Zbulohet ilaçi efikas që shëron koronavirusin?

Mjekët e spitalit të Napolit, kërkojnë një protokoll kombëtar për të shtrirë përdorimin e medikamentit Tocilizumab, anti artrit, tek pacientët e prekur nga koronavirusi dhe në gjendje kritike.

Ilaçi, sipas tyre ka treguar se është efikas kundër polmonitit nga Covid 19.

Janë trajtuar dy pacientë dhe në 24 orë, terapia ka dhënë rezultate të shkëlqyera duke bërë që njëri prej tyre të mos ketë më nevojë për makinerinë për frymëmarrje.

Edhe dy persona të tjerë kanë filluar trajtimin dhe spitali thotë se do të trajtojë akoma.

Sipas mjekëve të Napolit, e njëjta terapi është përdorur edhe në qendra të tjera në Bergamo dhe Milano.

Por është shumë e rëndësishme, thonë ata, që bari të përdoret sa më shpejt në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.

Ekspertët në Itali, kanë bashkëpunuar me ata në kinë, që kishin vënë re më herët një përmirësim të të trajtuarve me këtë ilaç.

Vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar – thonë ata, do të mund të na lejojë të përdorim armë efikase kundër Covid-19.