Web Analytics
BallinaUncategorizedZbulohet jeta e ish gruas së Stresit si kamariere në club-et e...

Zbulohet jeta e ish gruas së Stresit si kamariere në club-et e natës

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar, dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth një vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh.

Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre, por tashmë që gjithçka ka përfunduar, Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, ndërsa Kejsi është rikthyer në Kanada.

Në rrjetet e saj sociale, ajo shihet se bën një jetë luksoze, ku nuk i kursen drekat, darkat, udhëtimet, por pas fasadës së rrjeteve sociale, duket se edhe ish-bashkëshortja e Stresit bën një punë të zakonshme, si çdo emigrant tjetër, shkruan Panorama Plus.

Në fotot e publikuara, ajo është në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos, ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës e natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.

Në rrjetet e saj sociale, ajo publikon shpesh pamje nga club-i ku punon, por natyrisht duke mos prekur faktin që në këtë vend ajo shkon si staf, dhe jo si kliente, një fakt të tillë e dinë edhe disa prej ndjekësve të saj, që nuk ia kanë kursyer ironinë në rrjetet sociale, teksa publikon foto provokuese nga jeta e përditshme apo nga udhëtimet, komentet rreth punës nuk mungojnë.

“Pse bën si modele ‘Instagram’-i, kur punon si girls’ night club”, ka komentuar një ndjekës i saj.

Nga ana tjetër, Kejsi ka zgjedhur mos t’u përgjigjet, por të largojë të gjitha komentet që lidhen me Stresin apo komentet negative.

Kujtojmë se jeta e saj teksa ishte partnerja e Stresit, ishte shumë më ndryshe, mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ajo dhe Stresi shijonin një histori të bukur dashurie, duke e shndërruar në një personazh edhe në shtypin rozë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit