Nasa ka bërë një garë në të cilën mund të paraqiten në versionin 3D mjediset se ku mund të jetojnë njerëzit në planetin Mars.

Këto punime jo vetëm që e tregojnë në detaje planetin, por ato e paraqesin edhe jetën e njerëzve në kushtet që janë atje.

Nga 18 skuadra që kanë konkurruar në këtë garë, pesë kanë shkuar në fazën e ardhshme të saj.

Çmimi për fituesin do të jetë diku rreth 2 milion dollar, ndërsa modelet finale do të kompletohen në pranverën e vitit 2019.

Për t’i përzgjedhur pesë skuadrat finaliste, të cilat kanë fituar nga 100.000 dollarë, Nasa ka bashkpunuar me Universitetin e Peoria’s.

Juria i ka përzgjedhur ato sipas prezantimeve digjitale të jetës së ardhshme në Mars, të cilat janë ndërtuar me mjete të veçanta kompjuterike.

“Ne jemi shumë të gëzuar që shohim suksesin e këtyre grupeve, që kanë arritur në fund të garës me stilet unike të tyre”, ka thënë Monsi Roman, menagjer i programimeve në Nasa.

“Ata nuk janë duke i dizajnuar vetëm strukturat, ata janë duke i dizajnuar kshtet që do të mund të na lejojnë neve njerëzve të jetojmë dhe të punojmë në planetin Mars”.

Kujtojmë se tashmë e një kohë të gjatë shkenctarët kanë bërë përpjekje për të zbuluar gjallesa që jetojnë në Mars, dhe çdo ditë e më shumë po punohet drejt kësaj./Metro/