Zbulohet, ky është babai i Fernandos, djalit të Çiljetës

Çiljeta Xhilaga, është njëra nga këngëtaret më të përfolura.

Në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushin Fernando, i cili tashmë është 7 vjeç.

Megjithatë, gjatë këtyre viteve, këngëtarja s’e ka treguar kurrë në publik partnerin e saj me të cilin është ndarë prej kohësh.

Mirëpo, pas disa kërkimeve, “Iconstyle” kanë gjetur cili është ish-partneri i Çiljetës dhe babai i Fernandos dhe po jua tregojmë në foton e mëposhtme.

Fernando ka pozuar duke buzëqeshur krah babait të tij, ndërsa vëmendjen na e mori ngjashmëria e tyre e madhe.

Duket se vogëlushi ka marrë shumë tipare të të atit dhe duket si një kopje e vogël e tij.

Gjithashtu, djali tjetër në foto është vëllai nga babai i Fernandos.

Mesa duket, 7 vjeçari i ruan kontaktet me të atin dhe e takon herë pas here atë.

Rikujtojmë se pas ndarjes nga babai i Fernandos, Çiljeta ka nisur lidhjen e re me portierin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.