Të gjithë e njohin prezantuesen e “RTK”-së, Brikena Beqiri, e cila dikur merrej edhe me muzikë, e ishte mjaftë e pëlqyer.
Ndonëse e njohur dhe e shpeshtë në ekran, pak dihet për jetën e saj private, të cilën Brikena e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut.
Çifti i njohur i Kosovës, Brikena dhe Gëzim Kasapolli, janë paraqitur së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tyre romantike.
Një histori dashurie e papritur që ka ftuar kureshtjen e shumë fansave.
Mësohet se Brikena është në lidhje me politikanin dhe ish-Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.
Kjo lidhje duket se ka filluar disa muaj më parë dhe për të dy ata ka qenë një vendim për të ruajtur privatësinë e saj, duke mbajtur lidhjen larg vëmendjes së mediave.
Shiko foton: