Zbulohet mysafirja e parë në emisionin e Donaldit dhe Romeos?

Donald Veshaj ka finalizuar marrëveshjen për emisionin me Romeon në Top Channel.

Pas disa mosmarrëveshjeve, vëllezërit Veshaj tanimë kanë gati gjithçka.

Donaldi para pak minutash ka postuar një video ku ka treguar se emisionin “Më lër të flas” do ta ndjekim çdo të premte që nga 29-të prilli në ora 21:00.

Por një pjesë e rëndësishme e një programi janë edhe të ftuarit VIP që do të bëhen pjesë e tij, prandaj më sa dukët mysafirja e parë është Fifi.

Nëpërmjet një pyetësori të publikuar në Instagram fansat e pyesin Fifin nëse e ka takuar Donaldin dhe përgjigjen e saj e gjeni më poshtë: Jam duke pritur një skeq më mbaru që 6 orë.

E në fakt është më se e pritshme pjesëmarrja e këngëtares në këtë show pasi është mikeshë me vëllezërit Veshaj.

Shiko foton: