Zbulohet pse erdhi fotoja e Capital-T me Nevina Shtyllën, çfarë fshihej pas saj?

Reperi i njohur Capital-T disa ditë më parë postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram ku bëri një bujë të madhe.

Ai postoi një foto bashkë me moderatoren e njohur shqiptare Nevina Shtylla.

Kaq është dashur që të gjithë të mendonin se në mes tyre tashmë kishte diçka, por si duket kjo nuk është e vërtetë, shkruan “Kosovarja”.

Ditën e sotme reperi ka publikuar këngën e tij më të re ku klipi ishte në bashkëpunim me moderatoren në fjalë.

Kjo ishte arsyeja se pse ata kishin postuar një foto bashkë, por ndërkaq edhe mbishkrimi përkrahë fotos ishte një pikëpyetje e madhe për të gjithë “Buzëqeshje” ishte mbishkrimi në foto, e kështu titullohet edhe kënga që tashmë reperi ka publikuar.

Kjo këngë si duket ishte përgjigja e të gjitha pyetjeve që lindën pas kësaj fotoje. /Kosovarja/