Zbulohet qelia luksoze në një burg në Paraguaj

Policia në Paraguaj ka bastisur një qeli burgu të zotërisë së dro.gës, ku kanë gjetur se ai ishte duke jetuar një jetë luksi.

Në një qeli me tre dhoma, ata gjetën një dhomë konferencash, televizor me ekran plazma, bibliotekë dhe kuzhinë.

Pjesa e brendshme e qelisë e cila ishte e pushtuar nga dro.ga e brazilianit Jarvis Chimenes Pavao, tani është shkatërruar, shkruan BBC.

Policia kishte mësuar se Pavao kishte planifikuar të shpëtonte, duke përdorur eksploziv për të hapur një vrimë në murin e burgut.

Pavao ishte gati për të përfunduar dënimin e tij për pastrim parash, ku në fund të vitit të ardhshëm pritej të ekstradohej për në Brazil.

Ai tani është transferuar në një njësi të veçantë, larg nga qelia e tij luksoze.

Ndërkohë një hetim tjetër është në proces në lidhje me atë se cilët zyrtarë e kanë lejuar Pavaon të krijonte një jetë të tillë luksoze.

Shiko Fotot: