Zbulohet se çfarë u tha i dashuri 43-vjeçar miqve për Morena Tarakun

Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë, kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.

Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.

Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë.

Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve, lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizua nga Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena, jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë.

Nga ana tjetër, Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë.