Efi Dhedhes padyshim është një nga emrat më të lakuar së fundmi. Ndonëse ishte edhe pjesë e “Për’puthen”, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut pas pjesëmarrjes në “BBVA”. Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik.
Mirëpo në këtë festë ai nuk kishte si të mungonte dhe nga videot e shumta të shpërndara në rrjetet sociale, nga ditëlindja e Efit personi që do të shihni në foton e mëposhtme po aludohet si i dashuri i saj.
Ndonëse këtë nuk mund ta themi me bindje të plotë, teksa mungon ndonjë reagim edhe nga ana e ish-banores së “BBV”. Sakaq pas festës së ditëlindjes Efi është arratisur për disa ditë pushimi në Tajlandë, ku sërish në rrjet përflitej se shoqërohet nga partneri i saj, por si duket lajmi qenka jo i vertet.
Bukuroshja duket se po shijon këto pushime me një person mjaftë të veçantë. Ajo duket e shoqëruar me miken e saj Mikelen, mike të cilën e njohu në emisionin “Përputhen”. Vajzat po kalojnë momente të bukura me njëra-tjetrën, ku edhe po i bëjnë publike.